Evolimi i verave shqiptare nga tradita tek standartet europiane

JONIAN KOKONA 

Enolog

Nje sektor ne transformim

Vera shqiptare, e lindur nga nje tradit mijravjeçare e kultivimit te hardhive n trojet tona, po perjeton sot nje nga periudhat me te rendsishme te zhvillimit. Ne dekaden e funditt, fale investimeve ne teknologji, kantinat shqiptare jane bere gjithnj e me te pranishme ne tregjet nderkombetare, duke u krahasuar me vendet e njohura t mesdheut.

Ne gjysmen e par te vitit,eksporti i vererave shqiptare ka shenuar rritje te dukshme. Ky zhvillim lidhet jo vetëm me permiresimin e cilsise se prodhimit dhe perdorimin e varieteteve autoktone, por edhe me nje perpjekje te qendrueshme per tju pershtatur rregullave dhe standardeve te Bashkimit Evropian.

Certifikatat dhe standardet e reja

Nje  risi eshte hyrja ne fuqi e certifikates s re te eksportit, e cila eshte e detyrueshme per cdo kantine qe synon tregjet e BE-s dhe m gjere. Dokumenti, i njohur si certifikata VI-1, permban te dhena te detajuara mbi produktin, duke garantuar transparence dhe siguri per konsumatorin.

Ky standard i ri eshte shoqeruar edhe me rregulla me strikte per etiketimin e vererave. Perveç informacionit baze, etiketat duhet te perfshijne listen e perbersve, vlerat ushqyese, daten e jetegjatsise minimale (ne rastin e produkteve te dealkoolizuara), volumin dhe numrin e lotit. Gjithashtu, informacioni duhet te jete i lexueshem, i qart dhe i dukshem mbi shishe, pa u fshehur nga elemente grafik. N mungese te ketyre te dhenave, nje produkt nuk lejohet te tregtohet apo te eksportohet.

Kto masa prbejnë nje hap te rendesishem drejt  perputhjes se vererave shqiptare me standardet evropiane dhe krijojne nje imazh me serioz te markes “Made in Albania”.

Trendi i vererave te lehta

Pervec rregulloreve te reja, ne Shqiperi po vihet re edhe nje trend i ri konsumimi: vererat e lehta me permbajtje me te ulet alkooli. Ky fenomen lidhet me ndryshimin e shijeve te konsumatoreve, sidomos te brezit te ri, i cili kerkon produkte me te fresketa, me te lehta dhe me te pershtatshme per konsum te perditshem.

Kantinat shqiptare kane nisur te eksperimentojne me teknologjine e dealkoolizimit, duke ofruar verera qe ruajne aromen dhe karakterin e rrushit, por me nje permbajtje alkoolike me te reduktuar, shpesh nen 10%. Keto produkte kane potencial per te depertuar ne tregjet evropiane, ku kerkesa per alternativa “light” eshte ne rritje te vazhdueshme.

Varietetet autoktone , pasuri kombetare

Ne kete proces modernizimi, nje rol kyc vazhdojne te luajne varietetet autoktone shqiptare si Sheshi i Zi, Sheshi i Bardhe, Kallmeti, Pules, Debina, Vlosh etj. Keto rrushera, te pershtatura ne menyre unike me klimen mesdhetare dhe mikrozonat shqiptare, ofrojne verera me identitet te vecante, te cilat dallohen ne tregjet nderkombetare pikerisht per origjinalitetin e tyre.

Prodhuesit shqiptare po i kushtojn gjithnje e me shume rendesi jo vetem teknologjise, por edhe ruajtjes dhe promovimit te ketyre varieteteve, duke i kthyer ato ne je kartvizite te fuqishme per turizmin enologjik dhe gastronomine vendase.

Nje e ardhme premtuese

Evolimi i vererave shqiptare eshte nje histori e nderthurjes se tradites me inovacionin.  Nga njera ane, trashegimia e pasur e varieteteve autoktone dhe mjeshteria e vreshtareve,, nga ana tjeter, perqafimi i standardeve evropiane dhe orientimi drejt trendeve moderne te konsumit.

Nese kjo rruge vijon me investime te qendrueshme dhe nje marketing me agresiv ne tregjet nderkombetare, vera shqiptare ka te gjitha mundesite te pozicionohet si nje produkt cilesor dhe konkurrues, duke i dhene Shqiperise nje vend te merituar ne harten globale te veres.