Dy duar, një pasion!

ERRIKOS & SIFIS ZEBI

U

Unë jam Errikos Zebi dhe së bashku me vëllain tim Sifis, jemi themeluesit e Oliveta-s. Dy vëllezër me rrënjë të thella në traditën mesdhetare, me një pasion të përbashkët për kuzhinën dhe me një ëndërr të madhe: të sjellim në Tiranë një përvojë të vërtetë greke- mesdhetare.

Pas shumë vitesh eksperience në disa prej ishujve më të famshëm të Greqisë dhe në restorante prestigjioze ndërkombëtare, nga Londra në Dubai e deri në Arabinë Saudite, erdhi momenti për të krijuar diçka tonën. Diçka që nuk do të ishte vetëm një restorant, por një shprehje e dashurisë për shijen, për autenticitetin dhe për familjen. Oliveta është emër që përfaqëson një simbol të rëndësishëm në kulturën greke, ullirin dhe është frymëzuar nga nëna jonë, Veta. Ky emër është një reflektim i lidhjes sonë me origjinën dhe me vlerat që na kanë formuar si njerëz e si profesionistë. Ne nuk gatuajmë vetëm për të ushqyer, por ne gatuajmë për të përcjellë emocione, kujtime, dhe për të lidhur njerëzit rreth një tavoline plot dashuri. Dy vëllezër me rrënjë greke që zgjodhën të kthehen në Shqipëri për të ndërtuar diçka tonën, nga zero.

Nuk njihnim askënd, nuk kishim mbështetje, nuk kishim rrugë të hapura , vetëm duart tona, përvoja dhe një dashuri e thellë për kuzhinën. Kur nisëm këtë rrugë, e dinim që nuk do ishte e lehtë. Të ndërtosh një restorant nga themeli në një vend ku gjithçka kërkon durim, këmbëngulje dhe shumë mund – është një betejë e përditshme. Por ne zgjodhëm të luftojmë, jo sepse ishte e thjeshtë, por sepse ishte e sinqertë. E vërtetë. E jona. Sifis ka punuar vite të tëra në kushte të vështira dhe me orare të gjata dhe sot, ai është mjeshtër i peshkut dhe sjell përvojën e tij në çdo pjatë. Unë kujdesem për mishin. Së bashku ndërtojmë një menu të balancuar, të freskët dhe me përkushtim të përditshëm. Arsyeja pse u kthyem dhe vendosëm të investojmë në Shqipëri është sepse besojmë fort në potencialin që ka ky vend.

Gjithmonë kemi pasur dëshirën të kthehemi në vendin tone, ashtu si çdo njeri që ka jetuar larg dhe ka ndjerë çfarë do të thotë mërgimi. Shqipëria po ndryshon, po ecën përpara dhe ne donim të ishim pjesë e këtij ndryshimi. Donim të sillnim diçka ndryshe, diçka tonën, në Tiranë, në vendin tonë. Sepse këtu janë njerëzit tanë, është gjaku ynë dhe besojmë se të gjithë ata që na njohin dhe ndajnë të njëjtat rrënjë, do të na mbështesin. Filozofia jonë është kjo:

Gatuaj me shpirt, shërbe me dashuri, respekto çdo produkt dhe çdo klient.

Ne jemi këtu për të qëndruar dhe për të treguar se kur puna bëhet me dashuri, shija flet vetë. Oliveta është zemra jonë në një pjatë. Një emër që përfaqëson një simbol të rëndësishëm në kulturën greke, ullirin dhe është frymëzuar nga nëna jonë, Veta. Ky emër është një reflektim i lidhjes sonë me origjinën dhe me vlerat që na kanë formuar si njerëz e si profesionistë. Ne nuk gatuajmë vetëm për të ushqyer, por ne gatuajmë për të përcjellë emocione, kujtime, dhe për të lidhur njerëzit rreth një tavoline plot dashuri.

Sot, Oliveta nuk është vetëm një emër në Google me mbi 1000 komente me 5 yje. Është një vend ku njerëzit vijnë dhe rikthehen sepse ndihen të përfshirë në diçka të veçantë. Jo vetëm për shijen, por për ndjesinë që të mbetet. Filozofia jonë është kjo: Gatuaj me shpirt, shërbe me dashuri, respekto çdo produkt dhe çdo klient. Ne jemi këtu për të qëndruar dhe për të treguar se kur puna bëhet me dashuri, shija flet vetë. Sepse kur çdo gjë bëhet me zemër, shija nuk është më vetëm një përvojë, por bëhet një kujtim.